Telegrafi

Pas paralajmërimeve të shumta, Oppo F3 vjen zyrtarisht

Kemi dëgjuar thashetheme të ndryshme mbi Oppo F3 Plus dhe tani kompania e ka lansuar edhe zyrtarisht këtë telefon.

Oppo F3 Plus do të vijë me ekran prej 6 inç në rezolucionin prej 1920×1080 pikselëve në Full HD dhe procesorit Qualcomm Snapdragon 635.

Specifikat tjera të telefonit përfshijnë RAM memorien prej 4GB, hapësirën ruajtëse prej 64GB dhe kamerat me kualitet të lartë.

Në pjesën frontale kemi kamerën me kënd të gjerë prej 8MP e cila është e dizajnuar për ‘selfie’ ndërkohë që në anën e pasme gjendet kamera me 16MP për foto dhe video.

Pajisja vjen me baterinë prej 4000 mAh dhe ndërfaqen e Oppo-së, ColorOS 3.0 që është i bazuar në Android 6.0.