Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu priti sot në takim humanistin Halil Kastrati i cili solli ndihmë 100 pako ushqimore e higjienike për qytetarët në nevoja në kohën e pandemisë.
Aliu me këtë rast falënderoi Kastratin për ndihmën e dhënë, duke thënë se një gjë e tillë nuk ka munguar asnjëherë në Ferizaj.
Ndërsa, humanisti Kastrati tha se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në takim u dakordua që pas pandemisë me COVID-19 do të fillojë ndërtimi i dhjetëra shtëpive për rastet sociale, familjet skamnore në Ferizaj.
Ndryshe, pakot me ushqime e preparate higjienike të dhuruara sot, do të shpërndahen këto ditë bazuar në listat e sektorit të mirëqenies sociale.
“Shembuj si humanisti Halil Kastrati që dëgjoi çdo zë nevojtari qofshin të shumtë mes nesh. Sot pranuam 100 pako ushqimore e higjienike nga “Jetimat e Ballkanit”, për skamnorët e Ferizajt, për të vijuar pas pandemisë me ndërtimin e dhjetëra shtëpive për më nevojtarët.Bashkë, do t’i përgjigjemi çdo zë nevoje, për t’i dhënë dorën e mirëqenies”, shkruan Aliu.