Telegrafi

Tash në TV Dukagjini, flet William Walker: Jam i shqetësuar me drejtimin që ka marrë Kosova (Live)

Njeriu që i dha zë gjenocidit serb në Kosovë, flet në një rrëfim të gjatë në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Në intervistë Walker tregon se pse është i zhgënjyer me zhvillimet politike në Kosovë, por edhe për prapaskenat e luftës e pasluftës në vend.

“Kosova nuk po ec në drejtimin e duhur dhe kjo më shqetëson. Ka shumë arsye për t`u zhgënjyer dhe kam shumë mllef. Kam shumë mllef ndaj politikanëve vendës, por edhe ndërkombëtarëve”, ka thënë ambasadori Walker.

Aty ai ka treguar asi asnjëherë më parë prapaskenat e takimeve me Millosheviqin dhe krerët e UÇK-së si dhe ngjarjet rreth Reçakut dhe bombardimeve të NATO-së.

Mësoni pos tjerash se pse Walker mendon se ka kaluar koha e Hashim Thaçit.

Ndiqeni intervistën në linkun e mëposhtëm. /TV D/Telegrafi/

https://youtu.be/SiLmbbTtZyQ