Pas takimeve që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar me liderët e opozitës.
Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e tri partive opozitare, PDK, LDK, AAK.
Lajçak në Twitter, ka publikuar fotografi nga takimi.
“Në Kosovë sot u takova edhe me liderët e opozitës shqiptare të Kosovës për t’i informuar ata mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. E përshëndeta mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interesin kombëtar për Kosovën”, shkroi Lajçak.
Kryeminsitri Kurti të mërkurën përsëriti se për Kosovën opsioni më i pranuar do të ishte eliminimi i plotë nga të dyja vendet i dokumenteve për hyrje/dalje për qytetarët e të dyja shteteve.
“Derisa do të ketë në një anë, duhet të ketë edhe në anën tjetër”, tha ai.
Sa i përket ri-regjistrimit të veturave, Kurti tha se targat KS nuk mund të rikthehen më në qarkullim, ashtu siç kërkon Serbia për ato vetura që kanë targat e Serbisë me akronimet e qyteteve në Kosovë.
Sipas tij, “dialogu asimetrik ku Kosova është më shumë temë se sa palë, nuk ngjan më në Bruksel”.
“Opsionet ku Kosova duhet të prodhojë targa neutrale për veten nuk vijnë në konsiderim, me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike”.
Po ashtu të mërkurën gjatë ditës, katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës si dhe deputetë e zyrtarë serbë kanë mbajtur takim në Komunën e Zveçanit.
Ata i kërkojnë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq që në shtatë ditët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje kompromisi të qëndrueshme dhe afatgjate për tabelat dhe letërnjoftimet, raporton Telegrafi.
Gjithashtu ata kanë kërkuar që të formohet pa vonesa Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.
Po ashtu i kanë bërë ftesë KFOR-it që të sigurojë paqe dhe siguri për serbët./Telegrafi/
In Kosovo today, I also met with the leaders of the Kosovo Albanian opposition to brief them on the EU-facilitated Dialogue. I welcomed their understanding and support for Dialogue on normalisation of relations, which is in the national interest for Kosovo. pic.twitter.com/5HmCfhemGV
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 24, 2022