Site icon Telegrafi

Pas operacionit në zemër, një burrë fitoi 1 milion dollarë – biletën e lotarisë ia dërgoi një shok i tij i fëmijërisë

Një burrë ka fituar një xhekpot prej 1 milion dollarësh pasi i është dhuruar një “kartë gërvishtëse” nga një shok i fëmijërisë, pas një operacioni në zemër të hapur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në fillim të muajit të kaluar Alexander McLeish, nga Attleboro, Masaçusets, SHBA, iu nënshtrua operacionit.

Dhe gjatë shërimit, një shok i tij i dërgoi një kartë shërimi së bashku me tre bileta nga loja e Lotarisë Shtetërore të Massachusetts.

Fituesi me fat zgjodhi të kërkonte çmimin e tij në para, i cili arriti në 650,000 dollarë, pas taksave.

McLeish i tha Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se më parë kishte fituar gjithashtu një çmim prej 1000 dollarësh në një biletë lotarie që iu dha nga i njëjti mik. /Telegrafi/

Exit mobile version