Telegrafi

Pas ofendimit të rëndë të prezantuesit ndaj Trump, ai është vënë nën hetime (Video)

Komiku amerikan, njëherësh prezantuesi i njohur, Stephen Colbert, është bërë pjesë e hetimeve të Komisionit Federal të Komunikimit (FCC) për shkak të shakasë (në një video prej 11 minuta e 37 sekonda), të cilën e kishte bërë në shpinë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Kreu Shtëpisë së Bardhë vazhdimisht prodhon material për të bërë shaka nga komikët anembanë botës, ashtu që nuk është asgjë e re ajo që ka bërë Colbert. Mirëpo, ajo që i ka penguar FCC-së ishte një ofendim i veçantë që ka bërë prezantuesi.

“Protestat kundër jush mbledhin më shumë njerëz sesa protestat kundër kancerit. Flisni si një gorillë memece kur merr goditje në kokë. Në fakt, një punë e mirë e buzëve tuaja do të ishte sikur t’i shërbenin Putinit si këllëf për p***sin e tij”, ka thënë Colbert.

Komisioni Federal i Komunikimit është duke hetuar nëse fjala që përshkruan organin mashkullor është subjekt i kritereve të Gjykatës së Lartë kur është në pyetje përmbajtja e turpshme.

Colbert edhe në të kaluarën ka përdorur sharje në emisionin e tij, por duket se administrata e Trump nuk do ta lejojë më shumë.

Përveç këtij komisioni hetues, Colbert është kritikuar edhe nga mbështetësit e Trump dhe nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të LGBT-së.

Nga ana tjetër, vet moderatori ka kërkuar falje për sharjen duke pranuar se shakaja ishte e vrazhdë. /Telegrafi/