Telegrafi

Pas njoftimit nga MPB, Prokuroria do të hap lëndë për deklaratat e Llatasit në intervistën me Stefan Llazarov

Departamenti i krimit kibernetik i MPB-së dërgoi njoftim në Prokurorinë e Shkupit pas intervistës së YouTuber-it Stefan Lazarov me Dragan Pavloviq-Latas të transmetuar më 15 shkurt, në të cilën Pavloviq-Latas tregon se si 15-vjeçar ai dhe disa miq abuzuan dhe dhunuan një vajzë që ishte rrahur.

Në të njëjtën kohë, të dy qeshin për dhunën që e kishin bërë Llatasi me shokët.

“Ka një njoftim nga MPB. Lënda i është caktuar prokurorit, do të shohim se si do të vazhdojë rasti”, është përgjigjur prokurori publik Gavril Bubevski për “sdk.mk”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Llatasi tregoi si kishte përdhunuar një vajzë në moshën 15-vjeçare, reagon Komiteti i Helsinkit

Ndryshe, opinioni e dënoi ashpër intervistën si nxitje të krimit të dhunës me bazë gjinore dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të veprojë.

Ata gjithashtu u bënë thirrje kompanive të shquara që reklamojnë në podkastin e Stefanovit që të tërheqin reklamat e tyre për shkak të përmbajtjes që mbështet dhe bën thirrje për dhunë./Telegrafi/