Tottenham Hotspuri ka fituar 1-0 ndaj Evertonit në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.
Spurs kaluan në epërsi fal auto-golit të shënuar nga Michael Keane në minutën e 24-të, por që spektaklin e këtij takimi e vodhi përplasja e Hugo Lloris me Heung-Min Son.
Portieri francez dhe sulmuesi koreano-jugor kishin një përplasje verbale, derisa po shkonin në pushimin e pjesës së parë.
Lojtarët e Tottenhamit u dash që të ndërhynin mes tyre, në mënyrë që të mos eskalonte situata, pasi Lloris dukej tejet i nervozuar në Son.
Për arsyeja ende të pa zbuluara, zënka mes dy bashkëlojtarëve mund të shkonte edhe në përleshje fizike, mirëpo gjakrat u ftohën në fillimin e pjesës së dytë.
"A little cuddle, all friends again in the Spurs team." 🤗
Hugo Lloris and Son Heung-min appear to have made up during the interval. 👀 pic.twitter.com/sX4YU2tjBm
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) July 6, 2020
Son dhe Lloris dukeshin të buzëqeshur në tunel, gjersa ky i fundit i dha një përqafim bashkëlojtarit të tij.
Kur takimi përfundoi, koreano-jugori shkoi të përqafonte francezin dhe duket se zënka e tyre ka kaluar. /Telegrafi/
❤️ Hugo Lloris and Heung-min Son hug it out at the final whistle. #THFC #TOTEVE pic.twitter.com/BIoqRBmbII
— Joe Prince-Wright (@JPW_NBCSports) July 6, 2020