Site icon Telegrafi

Pas një zënke në trafik, shoferi i një veture në Los Angeles vret një shofer tjetër – tërë ngjarja u zhvillua para shumë kalimtarëve

Shoferi i një veture të tipit Dodge Durango ka vrarë brutalisht një shofer tjetër të një Cadillacu, pas një zënke që patën në trafik.

Shoferi i Durango shihet duke vrapuar nëpër autostradën 5 në Los Angeles në afërsi të rrugës Lorena, duke mbajtur në dorë një revole, transmeton Telegrafi.

E Cadillacu i artë shihet në afërsi – derisa shoferi tenton të bëjë një kthesë, me qëllim që të vozit në kahjen e kundërt dhe të largohet nga sulmuesi.

Por, para se shoferi të arrinte të ikte, sulmuesi shkrep tetë plumba nëpërmjet derës që ishte e hapur në veturën në lëvizje.

Koloneli Bob Purvis tha pas incidentit që ndodhi javën e kaluar, se shoferi i Dodge Durango doli dhe filloi të shtie mbi shoferin e Cadillac.

E këto të shtëna krijuan kolona kilometërshe në autostradën e Los Angeles, kurse autoritetet e kryen punën derisa morën të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

Shumë pak dihet për identitetet e të përfshirëve në të shtënat, kurse policia ka arritur të identifikojë të vrarin që ishte në të 20-at.

Ata gjithashtu njoftuan se janë në kërkim të dy personave të dyshuar në sulmin vdekjeprurës. Deri më tani nuk dihen motivet e vërteta që çoi deri te kjo vrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version