Site icon Telegrafi

Pas një viti pauzë, caktohet seanca gjyqësore ndaj Ukë Rugovës

Pas më shumë se një viti që nga mbajtja e seancës së fundit ndaj Ukë Rugovës, Gjykata Themelore në Prishtinë më në fund ka caktuar seancën ndaj rastit të Rugovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Lexo po ashtu Bëhet një vit dhe asnjë seancë e gjykimit të Ukë Rugovës

“Seanca është caktuar të mbahet më 29 janar në orën 13:15”, tha Gashi. Kujtojmë se seanca e fundit ndaj rastit të Ukë Rugovës është mbajtur në nëntor të vitit 2017.

Ukë Rugova së bashku me disa të tjerë në mesin e tyre edhe ish-ministri Astrit Haraqija, akuzohen nga Prokuroria Speciale se ishin pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Lexo po ashtu Gjykata e ‘harron’ Gjykimin e Ukë Rugovës

Sipas aktakuzës plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.

Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë. /Telegrafi/

Exit mobile version