Me rastin e lehtësimit të masave dhe rënien e numrit të të infektuarve me COVID-19, shumë ngjarje që janë pezulluar vitin e kaluar, sivjet po marrin dritën e gjelbër për organizim.
E një ndër to është edhe festivali “Mish-Mish”, dedikuar prodhuesve vendorë të mishit.
Gjersa në 2019-n ky festival ishte mbajtur në Gjakovë, sivjet Telegrafi mëson se ky festival ka marrë të drejtën e organizimit në disa komuna.
Përveç promovimit të produkteve vendore të mishit, vend do të zënë edhe pijet e ndryshme nga prodhuesit e Kosovës.
I gjithë festivali do të shoqërohet me muzikë dhe performanca nga emra të njohur të muzikës. /Telegrafi/