Aktori Channing Tatum dhe këngëtarja Jessie J, janë ndarë, sipas revistës PEOPLE.
Dyshja e quajtën këtë si një lloj pushimi pas një viti lidhjeje së bashku, të cilët e konfirmuan romancën e tyre në tetor të vitit të kaluar.
Tatum, 39 vjeç dhe Jessie, 31 vjeçe, dolën për herë të fundit publikisht në tetor, kur Jessie ndau disa imazhe nga dalja e tyre.
Ndarja u raportua për herë të parë nga Us Weekly.
“Nuk kishte asnjë dramë. Ata thjesht vendosën të ndahen dhe janë akoma miq të mirë”, thotë një burim për ndarjen e tyre.
Të dy artistët vitin e kaluar ishin parë pranë njëri-tjetrit në një makinë, vetëm pak muaj pasi Tatum ishte ndarë nga bashkëshortja Jenna Dewan.
Tatum dhe Dewan kanë një vajzë 6-vjeçare Everly. /Telegrafi/