Telegrafi

Pas një viti, Anjeza Branka sjell videon e këngës së re “Chill”

Anjeza Branka kishte kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për tregun shqiptar.

Por, këngëtarja gjatë ditës së sotme ka publikuar këngën më të re të titulluar “Chill”, të cilën e ka shoqëruar edhe me video të veçantë.

Instrumentalin e këngës e ka bërë Alandy, nën orkestrimin e Nurteelit gjersa për tekst u përkujdesen dyshja, Nurtel dhe Endrit Mumajesi.

Kënga” është ritmike dhe këngëtarja e mirënjohur duket mjaft tërheqëse në videon e këngës.

Theksojmë se para një viti ajo publikoi projektin e saj të fundit “Ai”, që u pëlqye mjaft shumë nga fansat e këngëtares.

Ndryshe, kjo nuk është kënga e fundit që biondina do të sjell gjatë këtij viti. /Telegrafi/