Telegrafi

Pas një solo aksioni nga koshi në kosh, James Harden realizoi pikët e fitores në sekondën e fundit (Video)

Houston Rockets ka shënuar fitore mbrëmë kundër Denver Nuggets.

Rockets triumfuan me një pikë epërsi kundër Nuggets me rezultat 125:124, ku pikën e fundit e realizoi James Harden.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe highlight's e shtatë takimeve të mbrëmshme në NBA

Ky i fundit morri një top nën koshin e vet dhe nisi një solo aksion, të cilin e përfundoi suksesshëm një sekondë para se të përfundonte takimi.

Ndryshe, Haren regjistroi ‘double-double’ në saje të 39 pikëve dhe 11 kërcimeve. /Telegrafi/