Telegrafi

Pas një sezoni të suksesshëm veror, Cha Cha Darabuka vijnë së shpejti me projekte të reja

Grupi Cha Cha Darabuka kanë qenë mjaft aktivë gjatë muajve të nxehtë të verës.

Grupi i themeluar në vitin 2012 pas shume projekteve, mbrëmjeve e sukseseve qe i patën këtë vit, premtuan se do të vijnë me ndryshime dhe të reja në programin e tyre.

Cha Cha Darabukas i është bashkuar talenti i ri nga Gjilani, Boletin Hajdari i njohur si Dj Code, dhe nga shtatori i vitit 2017 do të startojnë me projektet dhe performancat e tyre së bashku.

Ndërkohë, që nga themelimi i tij, pjesë e grupit janë: Pim Isufi dhe Muhamet Bikliqi, të dy muzicientë, njëherësh edhe anëtarë të Filharmonisë së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës.

Nga shumë projekte që ky grup kanë krijuar gjatë viteve, në sezonën dimërore janë në përfundim të videoklipit të ri me instrumental te punuar nga Endrit Rexhepi (Urban Entertainment).

Gjithashtu paralajmërojnë edhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm.

Synimi tyre është që të sjellin rryma te ndryshme muzikore të ilustruara me darabuk dhe instrumente të tjera me goditje, si rezultat t’i prekin të gjitha stilet e muzikës, si ato shqipe dhe të huaja.

Performanca live, në bashkëpunim me Dj Code dhe gjithashtu mysafirë të ftuar me instrumente me tela dhe instrumente frymore, do të jenë atraksion për dëgjuesit e tyre.

Kërkesat e mëdha për dasma gjatë sezonës verore i ka bërë grupin Cha Cha Darabuka mjaft të pëlqyer për muzikën, dhe atmosferën rreth 40 minutëshe që krijojnë. /Telegrafi/