Telegrafi

Pas një përplasje verbale në komunikacion, shoferi i veturës ia drejton revolen motoçiklistit në Virginia – policia i arreston të dy

Ky është momentin kur një shofer i nervozuar nxjerr revolen dhe ia drejton një motoçiklisti me të cilin pati një konfrontim verbal, por ishte policia që intervenoi dhe arrestoi dyshen në Virginia.

Sipas dëshmitarëve okularë që filmuan ngjarjen, gjithçka ndodhi në një rrugë në plazhin Virginia në vendin me të po të njëjtin emër, transmeton Telegrafi.

Në videon amatore, shihen dyshja duke u grindur dhe në një moment shoferi i veturës del nga mjeti dhe ia drejton revolen motoçiklistit.

Por për fat të mirë, ishin policët që arritën shpejt në vendin e ngjarjes, dhe urdhëruan shoferin e veturës ta lëshojë revolen në tokë dhe të dorëzohet.

Që të dy i arrestoi dhe tani pritet të ballafaqohen me drejtësinë, nën akuzat për pengim të trafikut dhe rrezikim të civilëve. /Telegrafi/