Pas një përleshje fizike mes dy të rinjve (të mitur) në Lipjan, pikërisht te shtëpia e kulturës, janë përdorur edhe mjetet e mprehta (thika).
Njëri nga të cilët ishte i përfshirë në këtë incident ka marrë lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Burime të telegrafit brenda Policisë në Lipjan kanë thënë se ekipet po merren me intensitet të lartë për zbardhjen e rastit.
Telegrafi është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.