Telegrafi

Pas një pauze gati pesë mujore, pritet të rifillojnë fluturimet për në Tel Aviv

Linja ajrore do të rifillojë fluturimet për në Izrael.

Ryanair ka thënë se do të rifillojë fluturimet për dhe nga Tel Aviv më 1 shkurt pas një pauze gati pesë mujore, raporton skynews.

Linja ajrore më e madhe e Evropës anuloi të gjitha fluturimet e saj në Izrael më 9 tetor – dy ditë pas fillimit të konfliktit.

Lexo po ashtu CNN publikon video ku një militant i Hamasit i prenë në qafë pengjet e vdekura izraelite

Fillimisht, ai do të operojë me një orar të reduktuar me rrugë për dhe nga Karlsruhe/Baden Baden, Marseille, Memmingen, Milano dhe Vjenë.

Lufthansa, Swiss, Austrian dhe Aegean kanë rifilluar tashmë fluturimet për në Tel Aviv.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakurit në histori të shtetit izraelit. /Telegrafi/