Është vrarë me armë zjarri Leandro Lo, një nga figurat më të rëndësishme të Jiu-jitsu, tetë herë kampion bote në sportin e arteve marciale.
Braziliani u qëllua në kokë nga një person me të cilin debatoi në një festë në Sao Paulo, qyteti më i madh në Brazil, njoftuan burime federale.
“Idhulli i sportit, Leandro Lo na lë fizikisht. Ne ofrojmë homazhe dhe nderime për atë që ndihmoi dhe frymëzoi shumë persona në mbarë botën”, raportoi Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE).
World Champion, mentor, legend 🕊🙏
Our thoughts and prayers go out to the family, friends, teammates and fans of Leandro Lo. The jiu-jitsu world will never forget. pic.twitter.com/ps0hOxhdv3
— FloGrappling (@FloGrappling) August 7, 2022
Vrasja ka ndodhur në orët e para të kësaj të së dielës, në zonën jugore të Sao Paulos, ku sportisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar një prezantimin e një grupi muzikor të njohur në një festë.
Sipas dëshmitarëve, luftëtari debatoi për arsye ende të paqarta me një burrë, në dukje i dehur, dhe e imobilizoi atë me një lëvizje tipike krahu të arteve marciale në përpjekje për ta qetësuar. Pasi e la të lirë, personi në fjalë nxori një armë dhe qëlloi kampionin e botës në kokë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të mbijetonte.
The IBJJF and Jiu Jitsu community are extremely saddened to hear of the passing of Leandro Lo. Lo was one of the greatest athletes our sport has ever produced. An example of a true black belt, martial artist and champion on and off the mats. Rest in peace legend. 🙏🏼🕊 pic.twitter.com/lHK3n8pF4K
— IBJJF (@ibjjf) August 7, 2022
Agresori i tij, i cili u arratis pas krimit, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Leandro Pereira do Nascimento Lo ishte tetë herë kampion bote në jiu-jitsu në pesë kategori të ndryshme dhe fitoi pesë tituj të Kupës së Botës në këtë sport, si dhe tetë tituj panamerikanë. /Telegrafi/