Telegrafi

Pas një nate me shumë pije, fjeti sipër veturës (Foto)

Në Liverpul të Anglisë, një njeri që ishte dehur dhe nuk mbante mend asgjë, ka zgjedhur një vend të pazakontë për të fjetur.

Nuk dihet si ka ndodhur rasti, kur ky burrë i panjohur ka hipur sipër Renault Clio dhe e ka zënë gjumi, transmeton Telegrafi.

Një kalimtar rasti që ka kaluar në atë rrugë, e ka fotografuar njeriun shtrirë sipër makinës me ngjyrë të zezë.

Sipas komenteve, thuhet se ky është një student i ri që nuk ka ditur të gjejë banesën dhe ka fjetur në këtë vend të papërshtatshëm. /Telegrafi/