Marcelo Roja Santos, ka humbur jetën si rezultat i sulmit të peshkaqenit në Brazil, pasi kishte shkuar në plazh që të urinoj pas një nate me plotë alkool.
51-vjeçarit ia këputi peshkaqeni dorën dhe një pjesë të këmbës në plazhin e qytetit Jaoboat dos Guararapes, transmeton Telegrafi.
E pasi që kalimtarët e rastit e gjetën të shtrirë në plazh, Santos u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt ku edhe u shpall i vdekur.
Sulmi ka ndodhur në plazhin në të cilin janë raportuar 12 sulme të peshkaqenëve gjatë javës së kaluar.
E një dëshmitarë u ka thënë gazetarëve se Santos kishte pirë me shoqëri, dhe më pas kishte shkuar në ujë për të urinuar.
Pa kaluar shumë kohë e panë se uji ishte skuqur nga gjaku i tij, duke e kuptuar se miku i tyre ishte sulmuar nga peshkaqeni.
Megjithatë nuk dihet se çfarë lloj i peshkaqenit e ka sulmuar, por ekspertët vlerësojnë se bëhet fjalë për llojin dem apo tigër. /Telegrafi/