Jo më kot thonë qeni është miku më i mirë i njeriut, e këtë më së miri e dëshmon rasti i një vajze të re nga Iowa e SHBA-ve, e cila shpëtohet nga kafsha e saj shtëpiake derisa ajo mezi arrinte të qëndronte në këmbë.
Pas një nate plotë me alkool, Hannah Quintus, 22-vjeçe, donte të shtrihej në shtrat por mezi arrinte të qëndronte në këmbë, transmeton Telegrafi.
E kur qeni i saj Jax e vërejti se ajo po humbte baraspeshimin, ia vendosi dy këmbët në gjoks për ta ndihmuar që ajo të shtrihet pa ndonjë problem apo pa u rrëzuar në dysheme.
E kamera e vendosur brenda dhomës ka filmuar këtë moment, kurse Hannah një ditë më pas vendosi ta shpërndajë në internet, për ta dokumentuar se si qeni e ka ndihmuar në momentin më të vështirë. /Telegrafi/