Një burrë ka filmuar veten kur një person tjetër e qëllon në fytyrë me revole ajrore, pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur rreth një veture.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin viktimën Quintin James Lander, duke u grindur me burrin që mbante në dorë revolen ajrore në një rrugë në Peterborough të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Ai pa u menduar dy herë ia drejton revolen në fytyrë, dhe kur viktima e pyet nëse do ta qëlloj, burri ia tërheq këmbëzën dhe e godet në fytyrë.
Viktima më pas ia drejton vetes kamerën ku shihet se fytyra i është mbuluar gjak, ndërkaq videoja deri më tani është shikuar nga më shumë se 1.5 milionë persona.
Policia e Cambridgeshire ka bërë të ditur se sulmuesi akuzohet për posedim ilegal të armës dhe sulm fizik. Ai pritet që së shpejti të paraqitet në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/