Një polic që nuk ishte në detyrë po akuzohet se ka qëlluar me revole “rivalin” në dashuri, pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur për një femër.
Kamerat e sigurisë të vendosura në kënde të ndryshme në një pompë të derivateve në Brazil, kanë filmuar momentin kur e qëllon një burrë me revole, transmeton Telegrafi.
Viktima është dërguar me urgjencë në spital nga plagët e marra nga plumbat në kokë dhe këmbë. Megjithatë policia ka njoftuar se ka filluar hetimet për incidentit që ka ndodhur në Bady Bassit në periferi të Sao Paulos.
Në video mund të shihen se si dy vetura përplasen dhe nga ato dalin polici dhe viktima. Raportohet se polici kishte shkrepur katër herë dhe kishte qëlluar rivalin e tij 26-vjeç dy herë. /Telegrafi/