Telegrafi

Pas një mosmarrëveshje për një parking në Birmingham, nokauton personin që ishte dy herë më i madh se ai (Video, +18)

Pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu, shoferi i një veture ka arritur që me vetëm një grusht ta nokauton një burrë që ishte dy herë më i madh se ai.

Një video amatore e filmuar në Birmingham, shfaq dy burra duke u grindur rreth një parkingu, dhe në një moment situata eskalon dhe personi që ishte shumë më i shkurtër arrin ta nokauton të madhin, transmeton Telegrafi.

Është interesant se si me vetëm një goditje arrin ta rrëzon në tokë personin që ishte shumë më i zhvilluar, i cili për disa sekonda humb vetëdijen.

Që nga publikimi i videos në internet ajo është shikuar nga më shumë se 400 mijë persona, dhe është shpërndarë mbi 3,600 herë. /Telegrafi/