Site icon Telegrafi

Pas një mosmarrëveshje, një burrë sulmohet fizikisht nga bashkëshortja në Prishtinë

Një person ka njoftuar policinë në Prishtinë, se pas një mosmarrëveshje verbale, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima nuk ka dashur të marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar pasi nuk është takuar në shtëpi.

Policia thotë se është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar lënda e rastit e cila është duke u hetuar.

“Prishtinë 02.02.2019-14:00. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër K/Shqiptare. Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar pasi nuk është takuar në shtëpi. Është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar lënda e rastit e cila është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version