Telegrafi

Pas një mosmarrëveshje me fqinjin nxjerr revolen dhe shkrep nëntë plumba mbi të, policia në Kosta Rika arreston vrasësin – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Një mosmarrëveshjes mes fqinjëve shndërrohet në ‘zonë lufte’, kur njëri prej tyre nxjerr revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë shkrep nëntë plumba mbi fqinjin.

Kamerat e sigurisë shfaqin dy çifte në Escazu të Kosta Rikës, ku grindën dhe në një moment situata tensionohet më shumë, transmeton Telegrafi.

Videoja nga incidenti është realizuar të hënën, ku shihen çiftet duke u grindur në oborrin e përbashkët në komplepksin Rio Palma.

Njëri prej fqinjëve Otoniel Orozco Mendoza, humbi kontrollin dhe iu vërsul fizikisht fqinjit – duke e goditur me grushta Eduardo Ramirez Zamora.

Ky i fundit menjëherë nxjerr revolen nga brezi dhe shti mbi Mendozan – duke shkrepur të paktën nëntë plumba mbi të, i cili si pasojë e plagëve të marra mbeti i vdekur në vend.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi Zamoran i cili së shpejti pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/