Telegrafi

Pas një mosmarrëveshje me burrin, kinezja shtyn të birin para një furgoni – shpëton mrekullisht (Video)

Një grua është filmuar duke e shtyre djalin e saj të vogël para një furgoni, por kur e kupton se ai shpëton vendosë të shtrihet vetë para veturës, ndërsa pamjet e këtij momenti të tmerrshëm në Kinë janë bërë virale.

Pas një zënke që e kishte pasur me burrin për një kartelë të telefonit në qytetin Zhuhai, gruaja e kërcënoi burrin duke e shtyrë të birin para furgonit, transmeton Telegrafi.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u shtri edhe vetë para gomave të furgonit ndërsa burri i habitur me veprimet e saj shikonte i shokuar. Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur në një parking.

Për fat të mirë askush nuk u lënduar kur ndërhynë pjesëtarët e sigurimit të parkingut. /Telegrafi/