Site icon Telegrafi

Pas një kohe të gjatë, Rihanna paralajmëron këngë të re

Këngëtarja e njohur botërore, Rihanna, është njëra ndër artistet më të pëlqyera në mbarë botën.

Por që nga viti 2016, ajo nuk ka sjell ndonjë këngë solo në tregun muzikor.

Që pas lansimit të albumit të saj më të fundit “Anti”, Rihanna nuk ka punuar edhe aq shumë në aspektin e karrierës muzikore.

Artistja i është përkushtuar më shumë biznesit, duke sjell në treg linjën e saj të të brendshmeve për femra.

Mirëpo, për të gjithë fansat e këngëtares vjen një lajm i mirë, kjo pasi ajo i është përveshur punës për të sjellë në treg një këngë të re.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtarja në përgjigjen dërguar një fansi në Instagram, i cili e kishte pyetur se a është duke punuar në drejtimin e prurjeve të reja muzikore.

“Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë lingeri, kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”, ka qenë përgjigja e Rihannës drejtuar fansit të saj.

Detajet të tjera, artistja nuk i ka bërë të ditur, por gjithsesi sipas kritikëve të muzikës mendohet se ajo po përgatit një album me dy disqe, që do të dalë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version