Telegrafi

Pas një karriere të suksesshme, De Rossi po pensionohet nga futbolli

Daniele de Rossi thuhet se po pensionohet nga futbolli.

Legjenda italiane që aktualisht luan te Boca Juniors po i jep fund karrierës së tij.

Mediat në Itali dhe në Argjentinë raportojnë se De Rossi ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij aktive në sportin më të shikuar në botë.

Lexo po ashtu De Rossi mund të rikthehet te Roma si trajner

36-vjeçari lidhet me një rikthim te Roma, aty edhe ku e kishte kohën më mirë në karrierë.

De Rossi pritet që ta bëjë zyrtarizimin e pensionimit nga futbolli në orët në vazhdim. /Telegrafi/