Site icon Telegrafi

Pas një karriere 37 vjeçare pensionohet gjeodeti Gëzim Bakija

Pas një karriere 37 vjeçare, është pensionuar gjeodeti Gëzim Bakija nga Gjakova, i cili ka shërbyer për më shumë se tri dekada në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjakovës.

Gjatë ceremonisë së pensionimit, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ndau mirënjohje për gjeodetin Bakija, duke e falënderuar atë për dedikimin, përpjekjet dhe kontributin e tij të çmuar në shërbim të qytetarëve dhe institucionit komunal.

Ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie u tha se punonjësi Gëzim Bakija do të mbetet një shembull dhe frymëzim për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të pashoq ndaj profesionit.

Exit mobile version