Para një jave Kemar Roofe kishte shënuar gol të bukur nga një distancë e largët në Ligën e Evropës, Jordi Gomez e shënoi sot një edhe më të mirë.
Ish-mesfushori i Wigan Athletic dhe Sunderland, tani është 35 vjeç, por vazhdon të jetë në fortë, pasi shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur më larg se gjysma e fushës në ndeshjen Omonia Nicosia kundër PSV Eindhoven.
Pas një faulli në favor të ekipit të tij, spanjolli kishte një mendim jashtëzakonisht të shpejtë për të gjuajtur goditjen e lirë, kur e pa që portieri kundërshtar ishte jashtë vijës së tij.
Be honest – who knew Wigan legend Jordi Gomez was still playing football? 👀
Here he is scoring the furthest ever goal in #EuropaLeague history for Omonia Nicosia tonight. 🚀#UEL pic.twitter.com/ydJ9wELtEs
— SportsBetting.com (@WeSportsBetting) October 29, 2020
Ky gol vjen vetëm një javë pasi Roofe shënoi një të tillë me një goditje mahnitëse në minutën e 92-të të ndeshjes nga gjysma e fushës, ku Rangers fituan 2-0 ndaj Anderlecht.
56 – The goal scored by Jordi Gómez for Omonia Nicosia against PSV was from a distance of 56 metres, the furthest distance ever for a goal scored in the UEFA Europa League, beating last week's record by Kemar Roofe (@RangersFC) Madness. pic.twitter.com/ga04xOn3qT
— OptaJohan (@OptaJohan) October 29, 2020
Sidoqoftë, është Gomez ai që ka thyer rekordin kur vjen fjalë për distancë. Goli i tij është zyrtarisht me distancën më të gjatë në historinë e Ligës së Evropës. /Telegrafi/