Telegrafi

Pas një grindje verbale përfunduan në përleshje fizike, gruaja nga Mississippi qëllon për vdekje burrin – gjithçka transmetohet direkt në Facebook

Një grua u arrestua në Mississippi pasi qëlloi bashkëshortin me armë i cili mbeti i vrarë në vend, kurse i tërë sulmi u transmetua direkt në Facebook.

Zyrtarët nga zyra e sherifit në qarkun Lowndes, ka njoftuar se i ishin përgjigjur thirrjes për dhunë në familje në Columbus, transmeton Telegrafi.

Ata gjetën burrin 28-vjeç që jetonte në shtëpi me gruan, i cili kishte humbur jetën nga plagët e marra nga sulmi me armë.

Sipas policisë, viktima dhe 28-vjeçarka Kadejah Michelle Brown, ishin grindur për disa minuta dhe kjo grindje kishte eskaluar në përleshje fizike.

Brown kishte qëlluar viktimën me armë, kurse sulmi ishte regjistruar dhe transmetuar direkt në Facebook Live. Ata gjithashtu gjetën prova tjera në vendin e ngjarjes, përfshirë një armë.

Autoritetet kanë konfirmuar se viktima ishte bashkëshorti i Brown, i cili po tentonte të largohej nga shtëpia kur u qëllua.

Brown u arrestua dhe po akuzohet për vrasje të shkallës së parë. /Telegrafi/