Telegrafi

Pas një fjalosje, pjesëtari i sigurimit të lokalit në Belfast ngrit në ajër burrin dhe e përplasë për tokë – ngjarja u transmetua live në Facebook

Ky është momenti kur pjesëtari i sigurimit në McDonald’s në Belfast, e ngrit në ajër një burrë të cilin më pas me tërë forcën e përplasë për tokë – duke mbetur i shtrirë pavetëdije.

Pamjet e këtij momenti janë kapur jashtë lokalit në Donegall në një qendër tregtare në Belfast, ku aktualisht policia po e heton këtë rast, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë dhe është transmetuar live në Facebook, për t’u shpërndarë më pas edhe në Twitter.

Në fillim të videos, pjesëtari i sigurimit shihet duke u fjalor me një burrë të panjohur para lokalit, të cilin më pas e godet në këmbë dhe ai rrëzohet.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ai ngritët në këmbë për t’iu vërsulur sigurimit i cili pa u menduar dy herë e kap dhe e ngrit në ajër – ku më pas e përplas për tokë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj zënke, por policia ka konfirmuar se pjesëtari i sigurimit ishte shoqëruar në polici për t’u intervistuar, kurse viktima është në spital ku po trajtohet për lëndime në kokë. /Telegrafi/