Telegrafi

Pas një defekti teknik, vizitorët e parkut të lodrave në Kanada mbesin të ‘varur’ me kokë poshtë për disa minuta në luhatëse

Vizitorët e një parku lodrash në Kanada kanë qëndruar të “ngujuar” me kokë poshtë për rreth30 minuta, pasi luhatësja gjigante elektrike u prish.

Incidenti ka ndodhur në parkun e lodrave Wonderland në Vaughn, e në kumtesë thuhet se vizitorët “përfunduan me kokë poshtë e këmbët lart”, transmeton Telegrafi.

E personat përgjegjës për mirëmbajtjen e lodrave kanë reaguar duke arritur ta vënë sërish në funksion luhatësen dhe të zbresin në tokë vizitorët.

“Dy mysafirë u ankuan për dhimbje në gjoks dhe u dërguan në spital për trajtim”, thuhet nga menaxhmenti i parkut.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje për çfarë defekti teknik bëhej fjalë, megjithatë për disa minuta mbretëroi një situatë kaotike. /Telegrafi/