Telegrafi

Pas një debati, “kërcasin” grushtet – momenti kur profesori godet studentin e tij në një shkollë në Kaliforni (Video)

Marston Riley është marrë në paraburgim me dyshimin për abuzim të fëmijëve dhe shkaktim të lëndimeve të mëdha trupore tek një fëmijë, pas një grindje që kishte shpërthyer në një shkollë të mesme në Maywood, Kaliforni, Los Anxhelos

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është bërë e ditur nga autoritetet policore të Los Angjelos.

Pamjet e lëshuara tregojnë se palët po i afrohen njëri-tjetrit përpara se të hedhin grushte, pasi studentët e tjerë në klasë filmojnë incidentin në telefonat e tyre.

Aty gjithashtu mund të shihen njerëz të shumtë që përpiqen ta tërheqin nxënësin nga Riley.

Arsyeja supozohet të jetë sepse studenti nuk kishte veshur “uniformën e duhur” të shkollës.

Si rezultat, profesori i kishte thënë që të largohej nga klasa, gjë të cilën studenti e kishte refuzuar.

Pamjet tregojnë gjithashtu se studenti po hedh atë që duket të jetë një top basketbolli në drejtim të Riley, para fillimit të goditjeve. /Telegrafi/