Site icon Telegrafi

Pas një ceremonie varrimi, si u rrit papritur numri i të prekurve me coronavirus në Has

Nga kjo e enjte Hasi mund të konsiderohet pa frikë zonë e kuqe. 7 pjestarë të së njëjtës familje janë konfimuar pozitiv. Ata jetojnë në qytetin e Krumës në bashkië e Hasit.

6 prej tyre mësuam se ishin të prekur vetëm sot.

Dy bashkëshortë, 77 e 70 vjeç, djali 45 vjeç me gruan 43 vjeçe si dhe femijet e këtyre të fundit tre vajzat të moshave 15, 17 dhe 20 vjeçe kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në total, Hasi tani numëron 8 tetë raste, me 1 person që ka ndërruar jetë.

Po si shkoi infeksioni në Has?
Familjarët dyshohen se janë infektuar gjatë një varrimi në qytetin e Hasit.

Televizioni ABC News mëson se në fillim të marsit në varrim ka marrë pjesë një 68 vjeçare e kthyer nga Italia.

Askush në këtë varrim nuk e ka ditur që zonja ka qenë e infektuar dhe kishte thyer karantinën.

Kjo e fundit pas ceremonisë mortore është kthyer në Tiranë, për t’u nisur drejt Italisë.

Por sapo ka mbërritur në kryeqytet ka shfaqur simptoma të rënda të Covid-19 dhe disa ditë më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë shenjat e para i ka shfaqur vëlla dhe motra viktimës.

69 vjeçari humbi betejen me jeten të martën.

Duke mos qenë në dijeni për infektimin takimet kanë qënë të shumta, një ndër to edhe kryefamiljari i familjes së konfimuar këtë të enjte.

Këta të fundit pas pëgjigjes janë vetë izoluar në shtëpi./abcnews.al

Exit mobile version