Telegrafi

Pas një beteje të gjatë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt më në fund arrijnë marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jonathan Leibson/Getty Images/Guliver)

Ish-çifti i famshëm i Hollywoodit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt më në fund kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet avokatja e Joliet, Samantha Bley DeJean, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.

“Një marrëveshje e kujdestarisë është arritur javë më parë dhe është nënshkruar nga dy palët”, është shprehur ajo.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

“Marrëveshja, e bazuar në rekomandimet për kujdestarinë e fëmijëve, eliminon nevojën për proces gjyqësor. Dokumentacioni dhe detajet e marrëveshjes janë konfidenciale për të mbrojtur interesin e fëmijëve”, ka theksuar tutje avokatja Bley DeJean.

Ish-çifti u ndanë në shtator të vitit 2016 pas dy vitesh kurorëzim, duke cituar shkaqet si “dallime të papajtueshme”, në paraqitjen e divorcit.

Angelina Jolie (Foto: Tristan Fewings/Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Jolie dhe Pitt kanë së bashku gjashtë fëmijë: tre biologjikë dhe tre të adoptuar – të moshës ndërmjet 10 dhe 17 vjeç.

Ata u takuan së bashku në xhirimet e filmit “Mr & Mrs Smith” në vitin 2004 dhe qëndruan së bashku për 10 vjet, para se të martoheshin.

Martesa ishte e dyta për aktorin Pitt, që më parë ka qenë i martuar me yllin e famshëm Jennifer Aniston, ndërsa për Angelinën ishte martesa e tretë, pas asaj me aktorët Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

Brad Pitt (Foto: Rich Fury/Getty Images?Guliver)

Pasi Jolie njoftoi ndarjen, palët u përfshinë në një betejë të ashpër të kujdestarisë së fëmijëve, ku Pitt u përball me akuzat e ish-bashkëshortes duke u hetuar për abuzimin e mundshëm të fëmijëve gjatë kohës sa ishte “i depresionuar”.

Marrëveshja do të thotë se ata nuk do të duhet të shkojnë në gjyq për arrestimin, por nde nuk kanë arritur një zgjidhje përfundimtare të divorcit. /Telegrafi/

Angelina Jolie dhe Brad Pitt (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)