Telegrafi

Pas një aksidenti automobilistik, jeta e udhëtarëve brenda në veturë varej nga ekuilibri

Një skenë e tmerrshme arrin nga Amerika.

Dy pasagjerë të veturës mund të jenë shumë të lumtur që i mbijetuan një aksidenti automobilistik në të cilin përfunduan në një pozicion të varur përmbys mbi një grykë.

Një aksident trafiku ndodhi në urën e grykës Malad në rrugën I-84 kur një shofer i një SUV ishte duke tërhequr një rimorkio dhe humbi kontrollin e automjetit.

Ai goditi parmakun e djathtë dhe pastaj goditi pengesën në të majtë. Vetura mbeti e varur në zinxhirin e sigurisë së rimorkios që mbeti në trotuarin e urës.

Autoblog raporton se mes dëshmitarëve të aksidentit ishte shoferi i kamionit, i cili menjëherë ndaloi dhe siguroi lidhjen me rimorkion me zinxhirë shtesë.

Kjo parandaloi që automjeti të binte në një humnerë të thellë 30 metra.

Pastaj ambulanca arriti me një ekip të shpëtuesve të cilët nxorën çiftin e martuar dhe dy qentë e tyre nga automjeti. /Telegrafi/