Site icon Telegrafi

Pas nisjes së armëpushimit, palestinezët u nisën në pjesën veriore të Gazës – qindra prej tyre mund të shihen derisa ikin nga të shtënat e ushtrisë izraelite

Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë dhe kanë plagosur 11 të tjerë, sipas Associated Press.

Palestinezët po shkonin drejt zonës kryesore luftarake në veri të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga ushtria izraelite për të qëndruar në vend gjatë armëpushimit të përkohshëm, transmeton Telegrafi.

Një gazetar i AP-s pa dy trupat e viktimave dhe të plagosurit teksa i dërguan në një spital në qytetin Deir al Balah në një zonë të Gaza-s.

Të plagosurit ishin qëlluar në këmbë.

Sulmi erdhi disa orë pasi ushtria izraelite paralajmëroi palestinezët e zhvendosur të mos ktheheshin në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të territorit gjatë armëpushimit katër-ditor.

Qëkur hyri në fuqi armëpushimi i përkohshëm mëngjesin e sotëm, qindra palestinezë janë parë duke u përpjekur të shkojnë në veri të Gazës.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale madje tregon momentin kur qindra palestinezë ikin nga të shtënat, derisa u nisën për në pjesën veriore. Pamjet janë shpërndarë në rrjetin social X.

Exit mobile version