Site icon Telegrafi

Pas tragjedisë në Himarë, protestohet të enjten në Tiranë

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi të martën në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë rreth moshës shtatë vjeç ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një skaf në breg të detit, Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka njoftuar për një protestë ditën e enjte, 4 Gusht.

Sipas njoftimit, zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën me dije se protesta do të mbahet në orën 19:00, para Ministrisë së Brendshme.

Lexo po ashtu Në Himarë, skafi godet për vdekje 7-vjeçaren teksa lahej në det

Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Lexo po ashtu Goditi fëmijën 7-vjeç për vdekje, përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit Arjan Tase

“Tragjedia në Himarë, Fronti për Shpëtimin Kombëtar thërret protestë të enjten, 4 Gusht, ora 19:00 para Ministrisë së Brendshme. Kërkesë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version