Site icon Telegrafi

Pas Netflixit dhe Disneyt, edhe Universal ndërpret xhirimet e filmave

Universal Pictures ka vendosur të ndjekë shembullin e Netflix dhe Disney duke marrë vendim për ndërprerjen e xhirimit të filmave në vendxhirime për shkak të pandemisë së coronavirusit – bën të ditur Variety.

Tashmë është ndërprerë xhirimi i filmave “Jurassic World: Dominion” e “Flint Strong”, si edhe disa projekte të tjera.

Vazhdimi i ri i “Jurassic World” që nga muaji shkurt është duke u xhiruar në Londër, mirëpo nga Universal konsiderojnë se është më mirë që të ndërpresin gjithçka për arsye sigurie.

Akoma nuk dihet se kur do të nisin sërish xhirimet e filmave, mirëpo në një njoftim të shkurtë është thënë se po e monitorojnë me kujdes zhvillimin e situatës.

COVID-19 është përhapur në qindra vende të botës duke prekur qindra mijëra njerëz, ndërsa mbi 6.500 të infektuar kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version