Dy shtetas italianë janë arrestuar në Tajlandë për shkak të shfrytëzimit të emrit të George Clooneyt për promovimin e një biznesi të modës.
BBC bën të ditur se Francesco Galdelli (58 vjeçar) dhe Vanja Goffi (45 vjeçare) kanë qenë në arrati për nëntë vite dhe Interpoli kishte lëshuar fletarrestim.
Aktori hollivudian kishte ngritur padi ndaj tyre, ndërsa në vitin 2010 kishte dëshmuar edhe në gjykatë duke thënë se ata e kanë përdorur emrin e tij për të mashtruar. Njëherësh, ata janë akuzuar edhe për një sërë mashtrimesh të tjera në Itali.
Galdelli dhe Goffi kishin ikur nga vendi i tyre për të shmangur arrestimin, ndërsa në Tajlandë kishin marrë nofkën ‘Bonnie dhe Clyde italianë’, sipas çiftit të popullarizuar amerikan të gangsterëve.
Ata u arrestuan të shtunën në një aksion të përbashkët të autoriteteve italiane dhe tajlandeze në qytetin Pattaye në Tajlanda.
Në vitin 2010, Galdelli është dënuar me tetë vite burg për shfrytëzimin e emrit të Clooneyt në mënyrë që t’i mashtronte investuesit. /Telegrafi/