Federico Chiesa është kthyer në stërvitje te Juventusi pas lëndimit të ACL (ligamentit kryqëzues të përparmë) që e mbajti jashtë fushe për nëntë muaj.
Pas fillimit jo të mirë të sezonit, tifozët e Zonjës së Vjetër do të gëzohen me lajmin për kthimin e anësorit italian në stërvitje.
“Federico Chiesa e ka nisur rikthimin e pjesërishëm dhe gradual në skuadër gjatë ditës së sotme (e hënë)”, shkruan në njoftimin e Juves.
Më 9 janar të këtij viti, në ndeshjen ndaj Romës në Serie A, Chiesa e lëndoi ligamentin kryqëzues të përparmë që e la jashtë fushe në sezonin e kaluar dhe në pjesën e parë të këtij sezoni.
Rikthimi i tij pritet me entuziazëm nga tifozët e Bianconerëve, të cilët shpresojnë për një sezon pozitiv. /Telegrafi/