Telegrafi

Dhurim Zhuri: Është nder dhe privilegj të jem pjesë e ekipit të parë të Prishtinës

(Foto: prishtinafc.com)

Dhurim Zhuri ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me FC Prishtinën që vazhdon të promovojë lojtarë nga shkolla e vet e futbollit.

Sulmuesi 17 vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës juniorë dhe pas disa muajsh stërvitje me skuadrën e parë, është promovuar me kontratë profesionalë.

“Pas dy vite e gjysmë me gjeneratat e reja, klubi duke më promovuar me kontratë profesionale më ka çmuar shumë dhe shpresoj që t’ua shpërblej me angazhim maksimal”.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme, është nder dhe privilegj të jem pjesë e ekipit të parë të Prishtinës, klubit më të madh në Kosovë”.

“Është kryetrajneri Armend Dallku që së bashku me trajnerët e gjeneratave të reja dhe pastaj duke punuar me trajnerin Dallku te juniorët, na ka parë dhe na ka sjellë në ekipin e parë duke na vlerësuar dhe shpresoj shumë nuk ka gabuar”, ka deklaruar futbollisti i lindur në Gjakovë për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/