Pasi Netflix dhe Disney+ e bënë këtë, një tjetër shërbim transmetimi ka vendosur të shtrëngojë politikën e tij kur bëhet fjalë për ndarjen e fjalëkalimeve.
Bëhet fjalë për Hulu, e cila së fundi ka ndryshuar kushtet e përdorimit, dhe në to ndalohet shprehimisht ndarja e fjalëkalimeve me të tjerët.
Kjo vlen për të gjithë përdoruesit e rinj nga 25 janari dhe për përdoruesit e vjetër nga 14 marsi, transmeton Telegrafi.
“Përveç rastit kur parashikohet ndryshe nga abonimi juaj, ju nuk mund ta ndani fjalëkalimin jashtë shtëpisë tuaj”, thuhet në seksionin e kushteve të shërbimit që trajton këtë temë.
“Ne, sipas gjykimit tonë, mund të inspektojmë llogarinë tuaj për të parë nëse po veproni në përputhje me këto rregulla”, shtuan, duke vënë në dukje se Hulu mund të mbyllë një llogari nëse dikush zbulon se ndan një fjalëkalim. /Telegrafi/