Site icon Telegrafi

Pas ndryshimeve në jetën e Bieber, babai i tij kërkon të lidhet me këngëtarin

Babai biologjik i Justin Bieber është rikthyer në skenë, pas disa ngjarjeve të rëndësishme në jetën e birit të tij.

Tashmë dihet që Bieber, ka konsultuar pastorin Carl Lentz për këshilla atërore, si dhe për vendimin për të anuluar pjesën e mbetur të turneut.

Ndërsa babai i këngëtarit, Jeremy, është në Los Angeles me vëllanë më të vogël të Bieber, Jaxon, të cilët kanë ardhur nga Kanadaja.

Sipas burimeve të TMZ, Justin ka pasur fare pak lidhje me babanë gjatë këtij viti dhe Jeremy ka shkuar në Los Angeles me të vetmin qëllim që të rregullojë marrëdhëniet me të birin, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit.

Lexo po ashtu Spekulohet se Bieber mund ta lë muzikën për shkak të fesë

Përmendim se pas anulimit pa ndonjë shpjegim të 14 koncerteve nga turneu botëror “Purpose”, nisën spekulime nga më të ndryshmet, ku thuhej se ai do ta lë muzikën dhe do t’i përkushtohet krishterimit.

Exit mobile version