Telegrafi

Pas ndërprerjes së rrymës, rritet nataliteti për 44 për qind

Në dhjetor të vitit 2007, një helikopter rastësisht kishte këputur kabllot e largpërçuesit, i cili furnizon me rrymë nëntë fshatra të kësaj komune.

Gjatë këtyre dy ditëve pa rrymë, shumë banorë kanë kërkuar mikpritje diku tjetër, por ka pasur më shumë prej tyre të cilët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre dhe janë pikërisht ata të cilët kanë kontribuar në rritje të natalitetit.

Autoritetet lokale kanë vënë re se numri i fëmijëve të lindur është rritur dukshëm gjatë muajit shtator.

"Në gusht kanë qenë 17, në shtator 26 derisa këtë muaj 13. Për dallim me 18 fëmijë të lindur në muajin shtator të vitit 2007, kjo paraqitet rritje për 44 për qind", kanë pohuar autoritetet.

Duke theksuar se e kanë për ambicie të kontribuojnë në rritjen e banorëve në komunë, përfaqësuesit e autoritete kanë thënë se do të punojnë në këtë drejtim, por gjithsesi jo me ndërprerjet e reja të rrymës.

Se sa është rritur natalitetit tek ne në Kosovë tërë këto vite pa rrymë, një Zot e di?!