Telegrafi

Pas ndarjes, vazhdojnë thumbimet në rrjete sociale mes Lumbardhit dhe Kaderit

Lidhja e Kader Kicajt me Lumbardh Salihun ka marrë fund pak javë më parë.

Dyshja, që u njohën dhe nisën romancën në Big Brother VIP Kosova 2, duket se përfundimisht i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Bukuroshja nga Prizreni menjëherë pas kësaj udhëtoi për në Turqi, ku edhe ka nisur disa projekte të reja.

Ish-futbollisti nga ana tjetër i shkoi në vendlindje, teksa në fotografitë që publikoi kishte shkruar: “Ani zemër”.

Ata tani kanë vazhduar të bëjnë diss-a kundrejt njëri-tjetrit, gjersa një të tillë ia ktheu edhe modelja.

Foto: Screenshot/Instagram

“Tung tung zemër”, ka shkruar ajo.

Kjo shprehje e saj ka qenë e përditshme në Big Brother, meqë identifikohej me të.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja nuk kanë dhënë akoma versionet e tyre rreth ndarjes. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram