Sipas ueb-faqes “Radar Online”, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë xhiruar teksa hynin në fshehtësi në hotelin “Gansevoort” të Los Angelesit.
Këtë e ka konfirmuar edhe një burim i afërt me aktorin amerikan, i cili ka thënë se ekziston një mundësi e madhe që të pajtohet Pitt dhe Aniston.
“Brad ishte dashuria e jetës së saj dhe këtë nuk e mohoi kurrë. Ajo është e lumtur shkaku i shkurorëzimit. Jennifer u tha miqve se po i realizohet ëndrra “, ka thënë burimi.
Portali amerikan shkruan se xhirimi i videos së shpejti do të bëhet publike për fansat. /Telegrafi/